“Mirënjohje për angazhimin e tij”/ Fitoi Nobel-in për Paqe, udhëheqësja e opozitës venezueliane i dhuron medaljen e saj Presidentit Trump Gjatë diskutimit për emigrimin e shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, analisti Arjan Curi u përfshi në debat në Top Story me demokratin Klevis Balliu.
Curri tha se më shumë shqiptarët kanë emigruar në kohën e Sali Berishës dhe tani po tërheqin prindërit, ndërsa Balliu i quajti mashtrime këto deklarata.
Moderatorja e Top Story Grida Duma, ndërhyri për debatin mes tyre duke thënë se diskutimi sot nuk duhet të jetë për shifra, por si duhet përkthyer vendimi i SHBA që e futi Shqipërinë në një listë me vendet e botës së tretë.
Pjesë nga debati në studio:
Curri: Kanë emigruar më shumë shqiptarët në kohën e Berishës
Balliu: Nga cili Sali, është mashtrim
Curri: Të rinjtë kanë emigruar në kohën e Sali Berishës dhe po marrin prindërit
Balliu: Mashtrim 1 milion përqind.
Curri: Kanë kaluar murin e Meksikës.
Grida: Stop, ore Arjan. Po kërkoj t’ju them që nuk është kjo linja. Diskutimi juaj për emigracionin është mediokritet i plotë, më vjen keq ta them. Doni statistika? Cila palë politike nuk ka gënjyer për statistikat, i kanë bërë siç duan vetë. Do marr unë dhe do hy në manipulim, ta harrojnë. Diskutimin nuk është pse emigrojnë shqiptarët, njerëzit kanë ikur nga Shqipëria. Shqipëria është bastisur. Qytetet shqiptare janë shkretëtuar. Është temë tjetër kjo, po diskutojmë nëse Amerika është duke dhënë sinjal? Apo vërtetë ajo që ndodh në Amerika këtu mund të përthyet gabim.
Top Channel