Milan dhe ‘çështja penallti’; Leao gati ta ekzekutojë, por Allegri zgjedh Nkunku
Ndeshja e prapambetur e javës së 16 i rikthen buzëqeshjen Bolonjës. Skuadra e Vincenzo Italianos, pas 7 ndeshjeve pa fitore, u zhbllokua më në fund duke mposhtur Veronën me rezultatin 3-2 duke parakaluar Lazion në klasifikim dhe tani është vetëm 1 pikë larg vendit të 7.
Megjithatë skuadra kuqeblu nuk e pati të lehtë të fitojë këtë ndeshje me veronezët që morën avantazhin në rezultat në minutën e 13 me Orban, por pas vetëm 8 minutash, Bologna barazoi shifrat në 1-1 me Riccardo Orsolinin. Nuk vonoi shumë dhe Jens Odgaard përmbysui rezultatin duke i dhënë avantazhin 2-1 për Bolognas, ndërsa në minutën e 44 Santiago Castro e coi rezultatin në 3-1 për skuadrën e Italianos.
Në minutën e 71, Freuler shënoi autogol në portën e tij duke i dhënë mundësinë Veronës të rihapë llogaritë e sfidës dhe të shkurtojë diferencën në 3-2. Megjithatë deri në fundin e sfidës, Bologna arriti të ruajë avantazhin duke marrë këtë fitore të rëndësishme që e afron me zonën evropiane, ndërsa Verona mbetet në vendin e fundit me 13 pikë bashkë me Pisa.
Top Channel