Kupa e Mbretit/ Barcelona djersit me Racing Santander, por kalon në çerekfinale
Kush ekzekuton penalltinë? Te Milani shpërthen një çështje e vogël në momentin e ekzekutimit të 11 metërshit të akorduar në favor të kuqezinjve pas faullit të Kempf ndaj Rabiot.
Allegri donte që te pika e bardhë të shkonte Nkunku dhe ua tha këtë edhe futbollistëve të tjerë dhe në distanca ia komunikoi edhe Leaos që kishte marrë topin në dorë për ta vendosur te pika e penalltisë.
Portugezi e shikon Allegrin dhe i kërkon sqarime me trajnerin që i tha: ‘E vendosa unë’. Ndërkaq, Leao ‘u ngushëllua’ nga Maignan. Nkunku e ezkekutoi saktë penalltinë dhe i dhuroi Milanit golin e barazimit momental të rezultatit 1-1.
Në krahun tjetër, futbollistët e Como u ankuan për një faull të mëparshëm në mesfushtë të Saelemaekers ndaj Van der Brempt
Top Channel