Manchester United e zgjidhi çështjen e trajnerit për pjesën e mbetur të sezonit aktual teksa ka zgjedhur Michael Carrick dhe tani po mendon për teknikun që do të ulet në pankinën e Djajve të Kuq.

Kjo gjithnjë nëse nuk do të ndodhë ndonjë surprizë e jashtëzakonshme që do të konfirmonte Carrik në detyrë edhe përtej 30 qershorit të këtij viti.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘Daily Mail’ mes kandidatëve për të marrë drejtimin e Manchester United shfaqet edhe emri i Roberto De Zerbit me trajnerin italian që e njeh mirë Premier League duke qenë se më parë ka drejtuar edhe skuadrën e Brightonit.

Nuk është hera e parë që emri i trajnerit aktual të Olympique Marseille lidhet me atë të Manchester United. Edhe në verën e vitit 2024, drejtuesit e Manchester United kontaktuan me italianin përpara se të konfirmonin Erik Ten Hag për disa muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB