Serie A/Bologna zhbllokohet, fitore mes drithërimash me Veronën
Ndeshja e dytë e Liam Rosenior si trajner i Chelsea u mbyll me humbjen ndaj Arsenal 2-3 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës. Por disfata nuk ishte i vetmi lajm i keq për Blutë, sipas tabloidit britanik ‘The Sun’ skuadrën e ka pushtuar gripi teksa ka mbërthyer një pjesë të mirë të futbollistëve.
Mësohet se në ndeshjen e së mërkurës, 2 futbollistë do të aktivizoheshin si titullarë nuk mundën as të grumbulloheshin në skuadrë nga trajneri pasi kishin qenë me temperaturë. Si Liam Delap ashtu edhe Jamie Gittens, që shkonin në këtë ndeshje në gjendje optimale, pa dëmtime fizike, qëndruan në shtëpi për shkak të gripit. Chelsea e ndjeu shumë këtë në ndeshjen me Arsenalin me Blutë e Londrës që nuk kishin në stol lojtarë që të mund të tentonin për të përmbysur rezultatin ndaj Topcinjve.
Liam Rosenior konfirmoi gjithçka në një konferencë për shtyp. ‘Mjekët e klubit po bëjnë ç’është e mundur për të frenuar këtë virus, sepse edhe disa anëtarë të stafit mjekësor janë të sëmurë-tha Rosenior-shpresojmë që ta ndalojmë. Jemi në një periudhë shumë të ngarkuar, kështu që është e nevojshme për ne që të gjithë të jenë gati, në formë dhe të shëndetshëm’
Sfida e radhës e Chelsea do të jetë këtë të shtunë në Stamford Bridge ndaj Brentford, një skuadër që po përjeton një moment shumë të mirë. Mbetet për t’u parë sesi do të shkojnë futbollistët në këtë ndeshje dhe nëse do të ketë lojtarë të prekur nga gripi.
Top Channel