Kupa e Mbretit/ Barcelona djersit me Racing Santander, por kalon në çerekfinale
Dënimi i Robinhos reduktohet me 160 ditë. Ky është vendimi i dhënë nga Gjykata e Drejtësisë së Sao Paolos që pranoi kërkesën e ish futbollistit që është i dënuar me 9 vjet burg për përdhunim në gruo ndaj një vajze 23 vjeçare në vitin 2013, në një diskotekë në Milano të Italisë
Vendimi u publikua këtë të mërkurë, teksa ish sulmuesi i Milanit dhe Realit të Madridit ndodhet në Qendrën e Riintegrimit të Limeira në brendësi të Sao Paulos.
‘Robinho po punonte dhe studionte, për këtë arsye ai kishte të drejtën e reduktimit të dënimit të tij me 160 ditë-tha avokati i Robinhos, Mario Rossi Vale për UOL
Në muajin nëntor, Gjykata ia reduktoi dënimin me 69 ditë pas 11 kurseve që ish futbollisti kishte kryer dhe 464 orë mësimi dhe leximin e 5 librave
Top Channel