Kanté gati për sakrificë të madhe, pranon ulje 80% të pagës për rikthimin e bujshëm në Europë
Vora do të luajë ndeshjen e saj të javës së 20 të Kategorisë Superiore me Partizanin në stadiumin e saj të rikonstruktuar. Tashmë punimet në këtë impiant kanë përfunduar dhe dyert e tij do të hapen ditën e enjte kur do të luhet edhe sfida mes Vorës dhe Partizanit si dhe të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezoni futbollistik.
Tashmë i transformuar në një impiant modern, stadiumi i Vorës i shtohet infrastrukturës së futbollit shqiptar si rezultat i bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Vorës. I certifikuar si stadium i Kategorisë së 2-të, impianti përmbush standardet e UEFA-s dhe është i gatshëm të presë edhe ndeshje ndërkombëtare, sipas fazave të përcaktuara nga rregulloret përkatëse.
Projekti i rikonstruksionit ka përfunduar me sukses duke përfshirë ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike, si edhe përmirësimin e hapësirave të tjera funksionale. Ky investim garanton kushte bashkëkohore dhe standarde të larta, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe rritjen e futbollit në vend.
Top Channel