“Big Baby” çel sezonin e ri në Teatrin Eksperimental/ Përmes humorit të zi dhe lojës aktoriale, vepra ngre pikëpyetje ekzistenciale
22/09 15:28
Aurela Gaçe ndezi zemrat e Gjirokastrës me një koncert madhështor në sheshin “Çerçiz Topulli”, duke e kthyer mbrëmjen në një festë të vërtetë muzike dhe emocionesh.
Me performancën e saj të fuqishme dhe zërin unik, ajo interpretoi këngët më të dashura për publikun, të cilat u kënduan njëzëri nga qindra qytetarë dhe vizitorë të ardhur nga çdo anë.
Dritat, duartrokitjet dhe ovacionet shoqëruan çdo interpretim, duke krijuar një lidhje të veçantë mes artistes dhe publikut. Edhe kësaj here Gjirokastra, tregoi se është qyteti që e do artin muzikën dhe emocionin.
Top Channel