Juventus, rinovimi me Yildiz është vërtet shumë pranë; të gjitha detajet
Liverpool ndoqi shembullin e Manchester City dhe Arsenalit dhe fitoi ndeshjen e tij ndaj Wolverhampton me rezultatin 2-1 ku një prej protagonistëve u bë edhe Florian Wirtz, që më në fund hodhi firmën e tij të parë në kampionatin anglez.
Në sfidën e kujtimit prektës të Diogo Jotas, futbollistit që ka veshur fanellat e të dyja skuadrave, ai që mendoi të zhbllokojë rezultatin ishte Gravenberch që shënoi në minutën e 41 të ndeshjes pas një asisti të Frimpong. Pa u shuar mirë festa e këtij goli, skuadra e The Reds festoi sërish, këtë radhë ishte Florian Wirtz ai që gjeti rrugën e rrjetës me gjermanin që më në fund u zhbllokua duke e çuar rezultatin në 2-0.
Në fillimin e pjesës së dytë, Wolverhampton arriti të shkurtojë diferencën me Buenon, por ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 për Liverpool që ngjitet në vendin e 4-t me 32 pikë, ndërsa Wolverhampton mbetet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.
Shiko këtu golin e parë të Arsenal
Shiko këtu golin e dytë të Arsenal
Shiko këtu golin e Wolverhampton
Top Channel