Aston Villa bën Stamford Bridge të heshtë në sfidën e Premier Leagues. Skuadra e Unai Emery iu imponua Chelsea duke e mundur me rezultatin 2-1 dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer të saj teksa e coi në 11 numrin e fitoreve radhazi

Enzo Fernandez dhe Cole Palmer ishin një rrezik për mbrojtjen e Aston Villës që nga fillimi, megjithatë rezultatin e zhbllokoi Joao Pedro pas ekzekutimit të një goditje këndi nga Reece James.

Aston Villa nuk mundi të reagojë dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Chelsea 1-0. Pas pushimit të ndeshjes gjërat ndryshuan për Villans sidomos pas 3 zëvendësimeve të Emery që hodhi në fushë Watkins dhe është pikërisht ky i fundit heroi i Aston Villës teksa në minutën e 63 i ndihmuar edhe nga fati barazoi shifrat në 1-1, ndërsa në të 83 sulmuesi shënoi golin e fitores 3-1 për skuadrën nga Birmingham.

Pas kësaj fitoreje Aston Villa mbetet në vendin e tretë me 39 pikë, ndërsa Chelsea zbret në vendin e pestë me 28 pikë pas Liverpool.

Shiko këtu golin e Chelsea

Shiko këtu golin e parë të Aston Villa

Shiko këtu golin e dytë të Aston Villa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB