Lewandowski dhe bonusi i golave: Më kërkonin të mos shënoja? Barcelona, e kujdesshme edhe me qindarkat…
Manchester City vijon serinë e fitoreve në Premier League Angleze. Skuadra e Pep Guardiolës këtë radhë iu imponua Nottingham Forest të cilin e mundi me rezultatin duke e çuar në 6 numrin e fitoreve radhazi.
Ishte një sukses që erdhi falë Reijnders dhe Cherki, dy futbollistët që vulosën këtë sukses të Citizens. E gjithë historia e kësaj ndeshjeje u shkruajt në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0. Në minutën e 48, Reijnders zhbllokoi rezultatin për Manchester City, pasi mori një pasim në vertikal nga Cherki.
Por Nottingham reagoi dhe pas 6 minutash barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Hutchinson. Kur kishin mbetur 7 minuta nga fundi i ndeshjes, Cherki, i ardhur gjatë kësaj vere nga Lyon, shënoi për manchester City duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së Pep Guardiolës e cila ngjitet në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Nottingham mbetet me 18 pikë duke rrezikuar rënien nga kategoria.
Shiko këtu golin e parë të Man.City
Shiko këtu golin e Nottingham
Shiko këtu golin e dytë të Man.City
Top Channel