Kontroll 10 minuta në VAR dhe polemika, Egjipti në çerekfinale të Kupës së Afrikës
Këtë të dielë në Dubai do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve, Globe Soccer Awards, eventi që do të mbyllë vitin 2025 përsa iu përket mbrëmjeve gala të shpërblimit për më të mirët në botën e futbollit.
Të pranishëm në këtë ceremoni madhështore do të jenë yjet e futbollit botëror duke nisur nga Ousmane Dembele, fitues i Topit të Artë e deri te Lamine Yamal e Cristiano Ronaldo. Mes risive për ceremoninë e këtij viti është përfshirja e kategorisë ‘Best mental coach’, një çmim që ka si objektiv nxitjen e një profesioni që është bërë i domosdoshëm në kohët e sotme në botën e futbollit.
Përsa iu përket kategorive të të tjera; për çmimin si Futbollisti më i Mirë, gara është mes Ousmane Dembélé dhe Vitinha të PSG, Kylian Mbappé i Realit të Madridit dhe dyshja e Barcelonës e formuar nga Raphinha e Lamine Yamal. Në kategorinë Futbollistja më e Mirë, Aitana Bonmati synon ta fitojë këtë çmim për të tretin vit radhazi, por ajo do të duhet të mposhtë konkurrencën e Mariona Caldentey, Melchie Dumornay, Alexia Putellas dhe Alessia Russo.
Shumë e luftuar është gara për çmimin Trajneri më i Mirë, ku Luis Enrique do të ketë si rivalë Xabi Alonso, Mikel Arteta, Enzo Maresca dhe Hansi Flick. Në këtë ceremoni do të jepet çmim për Drejtorin më të mirë Sportiv dhe Agjentin më të Mirë.
Top Channel