Partizani mbush 80 vjeç, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij
Pas Superkupës së Italisë në Riad, Massimiliano Allegri sheh që skuadra plotësohet thuajse krejt për ndeshjen e kampionatit ndaj Veronës. Mungesa e sigurt është ajo e Santi Gimenez që pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë pas ndërhyrjes kirurgjikale të kryer në kavilje.
Por shqetësim është edhe Mattia Gabbia. Gjendja e futbollistit do të vlerësohet në orët në vazhdim dhe prania e tij mbetet në dyshim kjo edhe për faktin se askush nuk dëshiron të sforcojë kthimin e tij në fushën e lojës se do të rrezikohej një përsëritje e këtij dëmtimi që e ka pësuar në ndeshjen me Sassuolon. Nëse Gabbia nuk do të mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen me Veronën, Koni De ëinter do të fitojë një tjetëe mundësi, me futbollistin që në fakt ka hasur vështirësi në rolin e qendërmbrojtësit në markimin ndaj Hojlund në ndeshjen me Napolin.
Lajmin e mirë, Allegri e merr në repartin e sulmit ku përkrah Pulisic do të kthehet titullar Rafael Leao, ndërkohë që Nkunku do të jetë gati në pankinë. Portugezi e ka kaluar dëmtimin e pësuar dhe është gati për ndeshjen me Veronën, një nga viktimat e tij të preferuara. Në mesfushë, Fofana do të jetë në fushë nga minuta e parë bashkë me Modric dhe Rabiot dhe po kështu edhe Saelemaekers, lojtar nga i cili Allegri nuk heq kurrë dorë.
E reja e vërtetë e orëve të fundit është ‘mbipopullimi’ në pankinë, ku përveç Nkunku në gatishmëri do të jenë edhe Estupinan, Loftus-Cheek, Jashari e Ricci, të gjithë lojtarë që janë në gjendje që të ndryshojnë ndeshjen në zhvillim e sipër. Gjithsesi, kjo ndaj Veronës do të jetë ndeshja e fundit e Milanit me emergjencë në sulm. Nga 2 janari në sfidën me Cagliarin, Allegri do të ketë në dispozicion edhe Niclas Fullkrug edhe pse gjendja e futbollistit gjerman do të vlerësohet këto ditë.
Top Channel