Lewandowski ende i pavendosur për të ardhmen: Ka kohë. Ndeshja me Shqipërinë në shtëpi, një shtysë më shumë

26/12/2025 22:40

Robert Lewandowski ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Në një intervistë të dhënë për gazetarin polak Bogdan Rymanowski në kanalin Youtube të këtij të fundit sulmesi i Barcelonës, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor të vitit tjetër, e tha qartë se nuk e ka me ngut këtë çështje dhe se tani po e përjeton këtë situatë pa probleme.

‘Ka ende kohë për të marrë një vendim, nuk ndjej presion dhe as tani nuk e di se çfarë rruge do të marr-tha Robert Lewandowski-me trajnerin nuk flas për interesin e klubeve të tjerë, po kështu nuk është as çështje e përgjysmimit të pagës sime. Vendimi do të varet nga ajo që do klubi dhe ajo që unë konsideroj se është më e mira’.

Lewandowski shtoi se gjithçka varet nga plani sportiv i klubit dhe roli qe mund të ketë me Flick në pankinë. Më pas Lewandowski, tashmë 37 vjeçar, nuk e fshehu karakterin e tij kompetitiv dhe deklaroi objektivat afatshkurtër.

‘Dua gjithçka; të kualifikohem në Botëror, të fitoj La Liga dhe Championsin. E di që jam në fazat e fundit të karrierës, por vazhdoj të kem ambicie të mëdha-tha polaku

Dhe duke qëndruar te Botërori 2026, Polonia do të luajë në fazën e playoffit dhe në gjysmëfinalen e parë e pret pikërisht Kombëtarja shqiptare.

Na presin rivalë të kompikuar-shtoi Lewandowski-nuk do të jetë e lehtë, por fakti që ndaj Shqipërisë do të luajmë në shtëpi, në jep një shtysë më shumë’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB