Lewandowski ende i pavendosur për të ardhmen: Ka kohë. Ndeshja me Shqipërinë në shtëpi, një shtysë më shumë
Egjipti është skuadra e parë që kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Afrikës pas fitores me Afrikën e Jugut me rezultatin e ngushtë 1-0 në një ndeshje që pati shumë polemika.
Ai që vendosi ndeshjen për Egjiptin ishte Mohamed Salah që me një gjuajtjen e lugës, ekzekutoi saktë një 11 metërsh të akorduar nga arbitri për një kontakt të lehtë në zonë, një vendim ky që u pasua me protestën e futbollistëve afrikano jugorë. Këta të fundit në fillimin e pjesës së dytë mbetën me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Hany, por kjo nuk e pengoi Afrikën e Jugut të hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit pa e gjetur atë.
Kjo edhe për faktin se arbitri pas një kontrolli të gjatë në VAR që zgjati 10 minuta, vendosi të mos ndëshkojë një prekje të topit me dorë në zonë dhe kështu vendosi që të mos akordojë një penallti në favor të skuadrës afrikanojugore dhe kështu nuk akordoi një 11 metërsh që dukej se ishte i qartë.
Top Channel