Derbi i Italisë nuk shkon kurrë me pushime, as ditën e Krishtlindjes. Ai që rindezi sfidën në familje ishte Khephren Thuram, protagonist i një video festive për DAZN.

Duke kaluar nga një pyetje në tjetren për dhuratat për shokët e skuadrës, mesfushori bardhezi rezervoi thumbimin më argëtues pikërisht për vëllain e tij, Marcus, sulmuesin e Interit. Pyetjes se çfarë do të gjente Marcus Thuram poshtë pemës së Krishtlindjes, Khepheren iu përgjigj pa hezituar.

‘Çfarë do t’i dhuroj Marcus? Një fanelë të Juventusit me shkrimin Thuram 19’-tha Khephren Thuram që më pas zbuloi edhe një prapaskenë që kishte të bënte me ndeshjen mes Juventusit dhe Interit

‘Pas ndeshjes thanë se Marcus nuk festoi për golin, por nuk është e vërtetë-shtoi Khephren Thuram-ai festoi te tifozët tanë dhe më pas tregoi emrin e fanelës si për të thënë; unë jam Thuram. Kjo më zemëroi’.

Thuram-Frattesi, Juventus thotë ‘jo’.  Ndërsa Khephren Thuram bën shaka për të ardhmen, klubi e ka seriozisht të tashmen. Zërat për një shkëmbim në merkaton e transferimeve mes francezit dhe Davide Frattesit u shuan menjëherë nga Giorgio Chiellini përpara ndeshjes me Bolognan. ‘Një gjë është e sigurt, Thuram është dhe do të mbetet lojtar i Juventusit. Nuk duam të privohemi prej tij, përkundrazi, duam të ndërtojmë të ardhmen me të-tha Chiellini. Edhe vetë Khephren Thuram është i bindur për këtë. ‘Inter ishte skuadra e duhur për Marcus,  Juventusi është i duhuri për mua. është klubi më i mirë në Itali dhe unë frymëzohem nga Pogba. Të shoh emrin tim në këtë fanelë është dicka shumë e bukur, shpresoj që një ditë të fitoj siç ka bërë babai im-tha Khephren Thuram

Dhuratat për shokët e skuadrës. Përveç shakasë për vëllain e tij zikaltër, Khephren Thuram bëri të ditur idetë e tij të dhuratave për shokët e skuadrës. Për Di  Gregorion mendoi për një kuti për muzikë, ndërsa për Cambiaso me ironi sugjeroi një makinë rroje ‘kështu rregullon mjekrën’-tha. Një biletë për në Dubai ishte dhurata për Kaluli dhe një shkop golfi për McKennie e apasionuar. Ndërsa për Yildiz ka ‘kartë të bardhë’: ‘Ai kërkon, unë ofroj-deklaroi Khephren Thuram.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB