Boxing Day në Premier League, Dorgu i jep fitoren Manchester United ndaj Newcastle
Erling Haaland lejohet të luajë në ndeshjen kundër Nottingham Forest me sa duket, ai e ruajti peshën e tij gjatë Krishtlindjeve.
Superylli i Manchester Cityt, Erling Haaland (25 vjeç) ka shkaktuar trazira mes tifozëve dhe kolegëve të tij në dhomat e zhveshjes: Ai postoi një foto të peshores së tij në Instagram. Peshorja tregonte 94.4 kilogramë dhe nën foto shkruante: “Gjithçka në rregull!”

Përpara Krishtëlindjeve, trajneri Pep Guardiola u kishte dhënë lojtarëve të tij një paralajmërim të fortë për mbipeshën dhe për këtë arsye duhet të kishin kujdes në pushimin e tyre gjatë festave të Krishtlindjeve. “Kur të kthehen pas tre ditësh, dua të shoh si duken.” Ai vazhdoi: “Do të jem atje më 25 dhjetor për të kontrolluar se sa kilogramë kanë shtuar. Nëse janë shëndoshur.”
Ai madje vendosi një limit peshe: “Nëse dikush peshon tre kilogramë më shumë, do të qëndrojë në Mançester dhe nuk do të udhëtojë për në Nottingham.” Forma fizike dhe një dietë e shëndetshme janë jashtëzakonisht të rëndësishme për spanjollin!
Lojtarët u peshuan para ndeshjes kundër West Ham United (3-0) në mënyrë që peshat e tyre të krahasoheshin me peshat e tyre pas Krishtlindjeve. Nesër, “Sky Blues” përballen me Nottingham Forest në orën 13:30. Dhe Haaland duhet të marrë lejen për të luajtur pas zyrtarizimit të peshës së tij.
Top Channel