Futbolli në Shqipëri e ul siparin e vitit 2025 këtë të diel me një finale të madhe, atë të Superkupës së Shqipërisë. Në ‘Air Albania Stadium’ do të vihen përballë Egnatia dhe Dinamo në një sfidë që premton të jetë shumë e bukur dhe ku në lojë është trofeu i parë i sezonit 2025/26

Në orën 19:00 të së dielës do të vihen përballë dy prej ekipeve më të mira në sezonin e kaluar dhe pjesën e parë të sezonit aktual dhe kjo sfidë pret të dhurojë emocione të shumta. Egnatia-Dinamo do të jetë edhe përballja mes dy trajnerëve të skuadrave Edlir Tetova dhe Ilir Daja të cilët do të kërkojnë që me lëvizjet e tyre taktike të bëjnë skuadrat e tyre respektive të ngrenë trofeun në këtë përballje vendimtare.

E diela e 28 dhjetorit është mundësia e artë si për Egnatian ashtu edhe për Dinamon që të mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2025; trofeu i Superkupës së Shqipërisë do të ishte dhurata më e bukur për secilën prej këtyre skuadrave që do të ishte edhe shpërblimi më i mirë për formën dhe paraqitjen që kanë bërë këto dy skuadra gjatë këtyre 12 muajve.

Federata Shqiptare e Futbollit ndërkaq bën të ditur se kanë dalë në shitje biletat e kësaj finaleje të cilat mund të blihen si në dyqanin fizik ashtu edhe online.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB