Në Olimpico është rezervuar sfida mes Romës dhe Genoas, një sfidë kjo që do të përjetohet në mënyrë të veçantë nga trajneri i skuadrës xhenoveze, Daniele De Rossi që do të kthehet në kryeqytetin italian si kundërshtar.

Në një intervistë për DAZN, De Rossi foli për të tashmen kuqeblu, por edhe për të kaluarën verdhekuqe të tij e sidomos për shkarkimin e tij si trajner i Romës

Më vjen keq për mënyrën si shkuan gjërat, por në fund ndodhi ajo që kisha parashikuar-tha De Rossi-unë kisha një plan të qartë. Në vitin e parë ndërtohet, në të dytin rritesh dhe në të tretin lufton për titullin. Nuk ishim të çmendur që besuam te ky grup lojtarësh që për mendimin tim është shumë i fortë. Presidentët vareshin prej meje, në nivel futbollistik gjithnjë kam pasur shumë liri, besonin, filluan të më pyesnin pë gjëra përpara se të më konfirmonin për 3 vitet e mëpasme. Por më pas gjërat u prishën pak dhe më vjen keq, por atë që ndodhi unë dhe stafi im nuk e meritonim’.

Trajneri aktual i Genoas më pas foli edhe për problemet me ndonjë drejtues të Romës.

‘Lina Souloukou? Në dy eksperiencat e para kam pasur probleme me drejtuesit, por në mënyrë tjetër-shtoi De Rossi-Te Spal, me një drejtues i qartësuam gjërat, edhe sot komunikoj me të. Te Roma kisha probleme me Shefin Ekzekutiv, jo ndonjë gjë e madhe, por sidoqoftë ishin probleme. Shkarkimi? Mendova dhe mendoj se e kam ndërgjegjen të qetë, nuk kam tradhtuar askënd kush ishte atje, nuk kam përdorur kurrë ‘pushtetin’ që kisha në atë qytet për të mbrojtur veten dhe për të dalë kundër lojtarëve; nëse do të tradhtoja veten, nuk do të isha kaq krenar për atë që kemi bërë’

De Rossi më pas foli edhe për zërat për një kthim të tij te Roma.

‘Kthimi te Roma? Nuk mendoj se ka qenë vërtet mundësia. Kanë bërë një zgjedhje të dukshme dhe të qartë, por nuk besoj se do të ishte lëvizja e duhur për mua edhe pse padyshim që do të kthehesha menjëherë-tha De Rossi-Unë këtë vit nuk kam refuzuar thuajse asnjë sepse doja të bëja punën e trajnerit. Refuzova kategorinë dhe ndonjë situatë jo shumë të qartë, përsa i përket pjesës tjetër, janë të tjerët që më kanë refuzuar. Të hënën do të jetë sfida ime e parë kundër Romës. Do të jetë e veçantë, jam kurioz. Gjithnjë kam dashur në çdo ditë të jetës sime që Roma të fitonte, kjo është gjëja që më bën më shumë të qesh, për një javë do të duhet të punoj që ajo të humbasë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB