Derbi në familjen Buffon; djali i portierit legjendar, kundër Juves. Kush është dhe pse nuk është te Italia?

26/12/2025 21:28

Bëmë baba të të ngjaj, është një shprehje por që nuk gjen vend të Louis Buffon. 17 vjeçari në fakt ndryshon shumë nga portieri legjendar, pasi në fushën e lojës luan në pozicion krejt të kundërt, teksa ai është sulmues. Tani e gjithë vëmendja do të jetë pikërisht te ai, pasi adoleshenti Louis është pjesë e Pisas që do të luajë kundër Juventusit këtë fundjavë.

Trajneri Gilardino në këtë sezon ia ka dhënë mundësinë djalit të Gianluigi Buffon të luajë me skuadrën e parë për një total prej 33 minutash në ndeshjet ndaj Bolognas, Interit dhe Lecces. Gjithçka e merituar për Louis që mund të luajë si qendërsulmues ose si sulmues i majtë; është mëngjarash dhe pasi qëndroi në disa ekipe zinxhirë te Torino kaloi te Pisa dhe tani është stabël në skuadrën e parë ku arrin të përballojë ngarkesën e punës falë një strukture fizike të rëndësishme që të lë të shpresosh për të ardhmen.

Vitin e kaluar edhe Inzaghi e kishte grumbulluar adoleshentin Buffon dhe me shumë meritë. Louis Buffon me meritë është edhe në kombëtare, por jo atë italiane, pavarësisht se është djali i atij që ka rekordin e ndeshjeve të luajtura me fanelën e Të Kaltërve. Louis Buffon, në fakt ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen çeke, skuadra e vendlindjes së nënës së tij, Alena Seredova.

‘Kam folur me familjen-tha Louis Buffon, një ditë pas grumbullimit të tij të parë me kombëtaren U18 të Çekisë-dhe së bashku vendosëm se do të ishte më mirë për karrierën futbollistike dhe për zhvillimin tim që të luaja me Çekinë’. 

Gjuha nuk ka qenë një problem për të, pasi ai po e studion përmes një aplikacioni duke shpenzuar 10 minuta në ditë. Ndeshja kundër Juventusit që ka qenë skuadra e babait të tij për 20 vjet, për të do të jetë në çdo rast një herë e parë speciale, ndoshta e para në shumë të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB