E ardhmja e Lewandowskit është e paqartë, ka interes nga MLS, por edhe Arabia Saudite e tenton polakun
Kur kanë mbetur pak ditë nga hapja e sesionit dimëror të merkatos, Milani ka nisur tashmë manovrat e tij. Sipas asaj që raporton gazetari Matteo Moretti në një video në kanalin YouTube të Fabrizio Romanos, zërat e ditëve të fundit që kanë ardhur nga Brazili janë të vërteta dhe konkrete.
Mësohet se Milani i ka bërë një ofertë Corinthians për portierin Hugo Souza që ka qenë një prej protagonistëve të skuadrës nga Sao Paulo në sezonin e sapombyllur në kampionatin brazilian të futbollit që kulmoi me suksesin e Corinthians që fitoi si kampionatin ashtu edhe Kupën e Brazilit.
Sigurisht që Milani dëshiron ende të zgjidhë në mënyrë pozitive çështjen e kontratës së Mike Maignan që pas pak javësh do të jetë i lirë të firmosë me parametra zero me cilindo klub, por nëse nuk do të ketë rinovim të kontratës, atëherë drejtuesit e klubit kuqezi nuk do të duan të jenë të papërgatitur dhe për këtë arsye bënë ofertën me shkrim për Hugo Souzas.
Por përgjigjja që mori Milani për propozimin e tij nuk ishte ajo që priste, pasi si Corinthians ashtu edhe futbollisti e refuzuan. Corinthians pretendon se në këtë moment vlera e Hugo Souza është më e lartë se oferta e Milanit e për më tepër vetë portieri brazilian që ka një kontratë me klubin e tij deri në 2028 dëshiron të qëndrojë te Corinthians të paktën deri në përfundim të Botërorit e më pas do të mendojë për ndonjë eksperiencë të re.
Top Channel