Sondazhi/ Italianët votojnë Allegrin për trajner të Italisë, por Mancini avancon; ka dy avantazhe

03/04/2026 12:41

Lexuesit e portalit sportiv italian ‘Sportmediaset’ nuk kanë dyshime. Trajneri i ardhshëm i kombëtares italiane të futbollit duhet të jetë Massimiliano Allegri. Në sondazhin e hapur nga ky portal, 39% e lexuesve votuan për trajnerin aktual të Milanit si pasues të Gattusos dhe menjëherë pas tij është Antonio Conte, edhe ky me një përqindje të konsiderueshme preferencash pasi puna e madhe e bërë në Euro 2016 me një Itali jo të shkëlqyer është e vështirë të harrohet.

Por në anën tjetër është realiteti dhe për të dy trajnerët nuk mungojnë pengesat, sidomos për trajnerin e Milanit që është i lidhur me kuqezinjtë deri në 2027 me opsion rinovimin e kontratës edhe për një vit tjetër.

Për këtë arsye, në orët e fundit po merr kuotë emri i Roberto Mancinit që mund të çlirohet më lehtë nga Al Sadd. Mësohet se trajneri 61 vjeçar  gëzon mbështetjen e Malago dhe sipas ‘Corriere Dello Spot’ edhe të Ministrit të Sporteve, Andrea Abodi dhe kryeministres Giorgia Meloni. Dy detaje që nuk janë të vogla duke qenë se ish trajneri i Të Kaltërve ka ndarë zgjedhësir federalë për shkak të rezultateve në kontrast të arritura me skuadrën italiane.

Më prapa është Simone Inzaghi, rikthimi i të cilit në Itali nga Arabia është konsideruar i besueshëm pavarësisht kontratës së tij 2 vjeçare me Al Hilal me pagë prej 50 milionë eurosh.

Top Channel