Paradë me lot dhe shampanjë! Arsenali zbret në rrugë 24 orë pas dështimit në Champions, ja si po festohet titulli pas 22 vitesh pritur
Robbie Williams ia bëri realitet ëndrrat një 94-vjeçareje me një mesazh shumë të veçantë Krishtlindjesh.
Norma, një fanse e madhe e yllit, e emocionoi këngëtarin kur i tha se e kishte “shikuar në TV” që nga ditët e tij në Take That.
Dëshira e Normës u bë realitet pasi Bailey Greenham-Clark, nga verilindja e Lincolnshire, një punonjës në Shtëpinë e Kujdesit Humberston ku jeton 94-vjeçarja, bëri një kërkesë online në emër të saj për t’u takuar me këngëtarin e saj “të dashur”, sipas The Independent.
Punonjësit e shtëpisë së kujdesit organizuan takimin me këngëtarin dhe më pas Norma foli me Robbie Williams nëpërmjet video-thirrjes. Williams pranoi se vajza e tij e pa historinë e Normës në internet dhe e nxiti të kontaktonte me të.
Gjatë bisedës së tyre, Williams tha se herën tjetër që do të vinte në Mbretërinë e Bashkuar, do të përpiqej të “kalonte dhe të më përshëndeste personalisht”. Norma u përgjigj: “Do të doja shumë.”
“Isha absolutisht e shtangur. Isha vërtet e shtangur. Asgjë e tillë nuk më ka ndodhur kurrë më parë”, tha Norma.
Top Channel