Emri i Antoine Semenyo po lakohet shpesh në zërat e merkatos së transferimeve. Sulmuesi ganez i Bournemouthit është vënë në shënjestrën e disa klubeve të Premier League, por duket se destinacioni i tij do të jetë Manchester City i Pep Guardiolës.

Sipas rrjetit britanik BBC, bisedimet mes palëve për Semenyo kanë avancuar shumë për transferimin e sulmuesit të Bournemouth në Etihad Stadium në merkaton e janarit. Në kontratën e Semenyos ka një klauzolë që e lejon atë të largohet në sesionin dimëror të merkatos për 72 milionë euro, shifër së cilës i shtohen edhe 5 milionë euro të tjerë në formën e bonuseve, por kjo klauzolë është e vlefshme deri në 10 janar, pas kësaj date nuk mund të bëhet më asgjë.

Manchester City, duke ditur këtë skenar, ka nisur lëvizjet me vendosmëri për të mposhtur konkurrencën në garën për kartonin e Semenyos që po përjeton momentin më të mirë të karrierës së tij. Semenyo, autor i 8 golave dhe 3 asisteve në 13 ndeshje të Premier League, arriti të shënojë edhe 2 të tjerë pasi vuajti fyerjet raciste, diçka që  flet për karakterin e tij dhe që nuk la askënd indiferent.

Për Semenyon, në garë ishte edhe Manchester United, por Djajtë e Kuq, duket se u tërhoqën pasi duket se janë të bindur së rivalët e City e kanë mbyllur këtë operacion. Po kështu edhe Liverpool mentoi për blerjen e ganezit pas dëmtimit të rëndë të Isak, Chelsea u interesua për kushtet personale të futbollistit, kurse Tottenham është i ndërgjegjshëm se është shumë në disavantazh në këtë cështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB