De Laurentiis ‘i hidhur’ dhe për Krishtlindje: Zotërinjve që komandojnë futbollin nuk iu intereson mbrojtja e tifozëve. Maradona? I paarritshëm.
Viti 2025 mban emrin e Ousmane Dembele në aspektin futbollistik. Francezi në muajin shtator fitoi Topin e Artë dhe përpara pak ditësh atë të FIFA The Best dhe kjo pasi ai ishte një element shumë i rëndësishëm i Paris Saint Germainit në fitoren e tripletës së trofeve të klubit parizien sezonin e kaluar
Për këtë arsye edhe pse Dembele e ka kontratën deri në 2028, Paris Saint Germain ka nisur punën për rinovimin e kontratës me futbollistin sa më shpejt të jetë e mundur, edhe pse duket se nuk do të jetë e lehtë, gjë që e shpjegon e përditshmja franceze ‘Le Parisien’. Sipas kësaj të përditshmeje, Al Khelaifi dhe të besuarit e tij, në kuadër të një strategjie për të mbajtur të shëndetshme financat e klubit, u kanë vendosur një kusht të gjithë futbollistëve që janë në proces rinovimi si Willian Pacho apo Ibrahim Mbaye.
Kushti është; një pagë bazë më e ulët në këmbim të bonuseve më të larta për rendimentin e tyre. Një kusht i tillë nuk e favorizon dhe e shqetëson Dembele që dëmtohet shpesh dhe mund të përbëjë një pengesë të madhe në bisedime, siç ndodhi edhe në rastin e Gianluigi Donnarummës i cili u largua në drejtim të Manchester City në muajt e kësaj vere.
Top Channel