Ish-sulmuesi gjerman i kuqezinjëve, Oliver Bierhoff: Milani ka marrë një lojtarë që nuk dorëzohet kurrë, një lider si Fullkrug.
Derbi londinez në çerekfinale të Kupës së Ligës në Angli mes Arsenalit dhe Crystal Palace rezultoi një dramë e vërtetë ku në fund ajo që arriti të marrë maksimumin ishte skuadra e Mikel Artetës.
Topçinjtë arritën të kualifikohen për në gjysmëfinale të kompeticionit një sukses që erdhi pas një serie të gjatë penalltish 8-7 dhe në një ndeshje ku pati një protagonist negativ për Crystal Palace, Lacroix.
Ishte një ndeshje ku 90 minutëshi i kohës së rregullt u mbyll me barazimin 1-1 dhe të dy golat u shënuan vetëm më fazat e fundit të lojës. Arsenali ishte ai që mori avantazhin në minutën e 80, falë një autogoli të Lacroix pas një rrëmuje në zonë. Gjithçka dukej se po shkonte në favor të Arsenalit, por në minutat shtesë, Crystal Palace barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Guehi dhe me këto shifra u mbyll koha e rregullt e kësaj ndeshjeje dhe verdikti për skuadrën fituese u dha nga seria e 11 metërshave, një seri që rezultoi një luftë nervash teksa asnjë prej skuadrave nuk gabonte, deri në penalltinë e 16.
Ishte pikërisht Lacroix ai që kishte të gjithë presionin mbi supe dhe futbollisti i Crystal Palace, autori i autogolit, gaboi edhe nga pika e bardhë teksa gjuajtja e tij u prit nga portieri i Arsenalit që shkroi emrin mes 4 skuadrave më të mira të Kupës së Ligës me Topçinjtë që i pret një tjetër derbi londinez pasi përballë në gjysmëfinale të kompeticionit do të ketë Chelsea.
Top Channel