Juventus gjen identitetin; lëvizjet e Spallettit iu japin krahë bardhezinjve
Roli i portierit është ndër më të komplikuarit në futboll. Cdo gabim mund të të kushtojë një gol dhe ndoshta edhe të gjithë ndeshjen. Për këtë arsye në nivel psikologjik, jeta e portierit të dytë është me të vërtetë shumë e vështirë sepse luan pak dhe në ato momente kur kjo ndodh, ai nuk duhet të gabojë.
Është ky një koncept që Josep Martinez po e provon në lëkurën e tij. Gardiani spanjoll u transferua te Interi përpara 1 viti e gjysmë me detyrën e zëvendësit të Sommer dhe për momentin kur është thirrur në apel ai nuk ka zhgënjyer. Ish portieri i Genoas u desh të mbrojë portën zikaltër edhe në momente delikate, sic ishte periudha kur Sommer ishte jashtë fushave të lojës me një gisht të thyer.
Martinez zbriti në fushën e lojës në ndeshje me peshë si ajo për titullin në Maradona Stadium kundër Napolit duke i dhënë shumë siguri prapavijës pa bërë gabime të rënda. Ky sezon, edhe dalë disa pasigurive të Sommer mund të ishte ai i rokadës së portierëve, diçka që u kërkua edhe nga tifozeria zikaltër. Ai që frenoi rritjen e Martinez ishte aksidenti i tmerrshëm rrugor ku u bë protagonist dhe ku një 81 vjecar në karrige me rrota humbi jetën. Josep martinez ose sic i thërrasin ndryshe Pepo, që përkufizohet nga të gjithë si një djalë i ndrojtur dhe i rezervuar, e kaloi këtë moment me vështirësi, por me kthimin në fushën e lojës, e keqja duket se është lënë pas.
‘Ajo që ndodhi në tetor është një tragjedi personale e pakëndshme dhe është e vështirë për t’u kaluar për cdokënd. Por Josep është gjithnjë gati të ndihmojë skuadrën kur trajneri e hedh në fushën e lojës-tha agjenti i spanjollit, Sergio Barila, pas paraqitjes së mirë të portierit në gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Bolognas-nuk u habita. Martinez është një portier shumë i mirë, gjithnjë e ka treguar. Për këtë arsye Interi e mori nga Genoa. Pepo është i kënaqur te Interi si profesionalisht ashtu personalisht’
E megjithatë pavarësisht paraqitjeve të Martinez, Inter mund të blejë një portier të ri. Sommer duket se është i destinuar të largohet dhe zikaltrit po studiojnë merkaton. Emrat në bllokun e Piero Ausilios janë disa; nga ata që janë të komplikuar për shkak të kostove si Vicario i Tottenham apo ëndrra Svilar i Romës deri te ata që kanë një karton më të përballueshëm si Noah Atubolu i Freiburg dhe Elia Caprile me këtë të fundit që po spikat si një prej portierëve më të mirë të Serisë A në këtë sezon.
Top Channel