Është thuajse 60 vjeç dhe supersticioz, Miura nuk ka ndërmend të ndalet; aventurë e re në Divizionin e Tretë në futbollin japonez
Federata Italiane e Futbollit skualifikoi 3 futbollistë dhe pezulloi Drejtorin e Përgjithshëm të Grossetos, nja klub që militon në Serie D për vjedhjen e disa veshjeve për stërvitje të Fiorentinës nga qendra sportive e klubit toskan, Viola Park.
Ngjarja ka ndodhur në 27 marsin e këtij viti gjatë një seance stërvitore të Grossetos bashkë me ekipin Primavera të Fiorentinës. Veshjet që iu dhanë skuadrës së Serie D per t’u përdorur u vodhën.
Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane të Futbollit skualifikoi Massimiliano Benucci, Luca Senigagliesi dhe Emilio Dierna që tani është pjesë e Viterbos, ndërkohë që pezulloi për 2 muaj nga të gjitha aktivitetet Drejtorin Sportiv të Grossetos, Filippo Vetrini per deklaratë të creme teksa sinjalizoi një tjetër futbollist të Grassetos si autor të vjedhjes.
Ndërsa vetë klubi i Grossetos u dënua me nja gjobë prej 750 eurosh. Mësohet se ngjarja u zbardh përmes imazheve të regjistruara nga kamerat e sigurisë.
Top Channel