Juventus gjen identitetin; lëvizjet e Spallettit iu japin krahë bardhezinjve
Niclas Fullkrug shumë shpejt duket se do të veshë fanelën e Milanit. Klubi kuqezi ka arritur në fakt marrëveshjen me West Ham për sulmuesin gjerman, me klubin anglez që pranoi propozimin e Milanit për një huazim të futbollistit deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje me kusht për 13 milionë euro duke e lejuar 32 vjecarin të shkojë në Milano.
Kjo do të thotë se Massimiliano Allegri më në fund do të ketë në dispozicion një qendërsulmues të vërtetë. Sepse Nkunku, edhe pse paguhet shumë nuk është i tillë dhe Gimenez, përvec dëmtimeve të njëpasnjëshme, nuk ka bindur me lojën e tij. Dihet që trajneri livornez, nëse ka në dispozicion Leaon dhe Pulisic, nuk ka ndërmend të prekë sulmin; portugezi dhe amerikani janë titullarë të padiskutueshëm.
Gjithcka shkon për bukuri kur Milani përballet me skuadra që lejojnë hapësira prapa, problemi i Milanit është te skuadrat e vogla, ose tek ato që e detyrojnë të bëjë lojën duke u mbyllur pas. Nuk është rastësi që Milani ka humbur ndaj Cremoneses dhe ka barazuar me Pisa, parmën e Sassuolon, ndërkohë që ka fituar me Interin, Napolin, Romën e Bolognan, ndërkohë që ndaj Juventusit hodhi poshtë dy pikë.
Pra, Milani ka një problem kur nuk gjen hapësira dhe në këtë pikë Fullkrug mund të jetë zgjidhja, ndoshta me ndeshjen në zhvillim e sipër, për të carë mbrojtjen e skuadrave të mbyllura. Sulmuesi gjerman, sigurisht nuk dallohet për ndonjë teknikë të lartë, por mund të jetë i dobishëm si mbështetje në hyrje të zonës ose për të shfrytëzuar centimetrat në një zonë të mbipopulluar.
Dhe kalendari i ndeshjeve të radhës duket se është i favorshëm; Verona dhe Genoa në shtëpi, Cagliari e Fiorentina jashtë, përpara transfertës me Como që është ndeshja për t’u rikuperuar pasi nuk u luajt në datën e caktuar për shkak të Superkupës. Prania në një qendërsulmuesi të pastër mund të ndihmojë Allegrin të ketë një zgjidhje gjatë ndeshjes dhe me me Leao e Pulisic në dispozicion. Nëse rezultati nuk zhbllokohet, ekziston edhe mundësia që të vendosen dy lojtarët pas dhe në krahë të Fullkrug për të rritur më shumë forcën sulmuese të Milanit.
Top Channel