Ndeshja Milan-Como në Perth është anuluar, një hap tronditës prapa nga Liga e Serie A: “Kërkesat janë të papranueshme.”
Futbolli shqiptar i dha këtë të hënë lamtumirën e fundit komentatorit të njohur sportiv dhe një prej figurave më të respektuara të sportit dhe gazetarisë sportive në vend, Ismet Bellova.
Në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar u mbajtën homazhet për këtë komentator të shquar, zëri i të cilit na ka shoqëruar gjithnjë teksa përcillte emocionet e ndeshjeve të kampionatit shqiptar.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i shoqëruar nga zv/presidenti Lutfi Nuri dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku.
“Sot, fatkeqësisht i japim lamtumirën e fundit profesor Ismet Bellovës, gazetar dhe komentator i shquar i mikrofonit shqiptar. Zëri karakteristik i profesor Ismetit ka sjellë futbollin shqiptar në çdo familje shqiptare, në çdo person që e ka pasion futbollin, për dekada e dekada. E ka kryer në mënyrën më perfekte shërbimin e tij, jo vetëm për radion, për komentin, por edhe për futbollin. Zëri i profesorit, kontributi i tij, ka qenë edhe një shkollë për të gjithë ata që e kanë pasuar dhe do të mbetet, siç e thatë ju, një zë emblematik dhe për shumëkënd, mbase edhe për mua, më i miri dhe më i veçanti për mikrofonin shqiptar. Sot, në këtë ditë zie, unë dua t’i shpreh ngushëllimet e mia, të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë komunitetit futbollistik shqiptar, familjes së profesor Ismetit, miqve të tij dhe të gjithë të njohurve të tij. U preftë në paqe profesor Ismeti!, – tha Presidenti i FSHF, Armand Duka.
Top Channel