Pas eliminimit në gjysmëfinale të Superkupës Italiane nga Napoli, Milani i është kthyer stërvitjes në Milanello në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës së Serie A ndaj Veronës në San Siro. Në prag të kësaj përballjeje, Massimiliano Allegri mori një lajm shumë të mirë dhe një të keq.

Lajmi i mirë është kthimi i Rafael Leaos në dispozicion të skuadrës pas problemit muskular që shfaqi gjatë ndeshjes me Torinon. Portugezi është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe pritet që të grumbullohet për ndeshjen e kësaj të diele. 

Për Milanin rikthimi i Leaos është një lloj frymëmarrje duke pasur parasysh faktin që alternativat në sulm janë të pakta. Në pritje të Fullkrug, Allegri duhej të besonte vetëm te Nkunku dhe Pulisic, por pas rikuperimit të Leaos do të jetë pikërisht portugezi ai që do të luajë përkrah amerikanit.

Përsa i përket lajmit jo të mirë, ai ka të bëjë me mbrojtjen pasi Matteo Gabbia vazhdon të punojë veçmas skuadrës dhe prania e tij ndaj Veronës është thuajse e pamundur. Përsa i përket programit të ditëve të ardhshme, trajneri Allegri i ka lënë pushim futbollistët e tij në ditën e Krishtlindjes për t’u kthyer në stërvitje pasditen e 26 dhjetorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB