Luajti ndeshjen e parë si titullar në La Liga, dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares
Tani po, mund të ëndërrohet për gjëra të mëdha. Juventus është vetëm 4 pikë larg kreut, edhe pse 3 nga 4 skuadrat e para kanë nga një ndeshje për të rikuperuar dhe Spalletti i gëzohet skuadrës e cila e ka gjetur më në fund një identitet, përvec pikëve që në fund të fundit janë ato që kanë rëndësi.
Pas ndeshjes me Napolin dhe gabimeve të kryera që u pranuan nga vetë Spalletti, Juventusi fitoi ndaj Pafos në Ligën e Kampioneve dhe ndaj dy rivaleve direkte për zonën Champions, Bolognës dhe Romës. Por tani lind pyetja tjetër: a mund të tentojë titullin Spalletti?
Duke parë klasifikimin përgjigjja më e dukshme do të ishte ‘përse jo?’. Duke parë mënyrën sesi skuadra po e përvetëson logjikën spallettiane, do të ishte absurde të mos mendohej një gjë e tillë. Kalendari ofron një sërë ndeshjesh ji të komplikuara (Pisa, Sassuolo, Cagliari në transfertë, Lecce dhe Cremonese në Torino) në më pak se një muaj, një rast i shkëlqyer për të menduar për majat e klasifikimit
Por cfarë i ndodhi Juventusit? Thjesht, ishte e nevojshme që një trajner që erdhi në stol në mes të sezonit të kishte kohën për të drejtuar skuadrën drejt ideve të tij. Ai nuk e përmbysi sistemin e lojës duke mbajtur skemën 3-4-2-1 të Tudor, por tentoi të fusë në manovrën bardhezi disa prej principeve të tij. Juventus nisi një ecje të ngadaltë drejt logjikave solide që i dhanë më shumë siguri. Për këtë mjafton të mendosh mënyrën sesi skuadra arrin të jetë fluide në ndryshimin e pozicioneve në krahë ose se si ajo di të dalë nga presingu.
Për më tepër, goli që zhbllokoi ndeshjen ndaj Pafos, tregon se disa ide ekstreme mund të jenë vendimtare; dy sulmuesit e krahut(Cambiaso e McKennie)që u bënë pasuesi dhe finalizuesi i një aksioni mes linjave në zonën kundërshtare. E njëjta gjë ndodhi edhe ndaj Romës, kur Cambiaso dhe McKennie arritën të kishin hapësirat mes linjave. Cambiaso ishte vendimtar edhe në zonë, sic e tregon edhe goli i parë i shënuar nga Conceiçao që duke u spostuar nga e djathta në qendër, shfrytëzoi të njëjtin princip që lëvizte dy sulmuesit e krahut në mesfushë. Me fjalë të tjera Spalletti po sheh frytet e punës së tij dhe rezultatet përvec fluiditetit të manovrës, po i japin të drejtë.
Top Channel