Ka futbollistë që për shkak të moshës var këpucët në gozhdë, por ka të tjerë si Kazuyoshi Miura që duket se ka bërë një pakt me kohën. Legjenda e futbollit japonez nuk ka ndërmend të ndalet; ndërsa e gjithë pjesa tjetër e botës sportive programon të ardhmen, ai rishkruan të tashmen dhe bëhet gati për një sezon tjetër.

Ish sulmuesi i Genoas që së shpejti do të festojë 59 vjetorin e tij të lindjes,  vendosi të transferohet te Fukushima United.

Marrëveshja e arritur është për kalimin e Miurës me huazim nga Atletico Suzuka te Fukushima, skuadër e Divizionit të Tretë në futbollit japonez. Por për të parë prezantimin zyrtar duhet pritur një datë që nuk është aspak e rastësishme. Duke i qëndruar besnik historisë dhe supersticiozitetit të tij, Miura e ka programuar prezantimin e tij në janar të 2026. Data e rrethuar me të kuqe në kalendar është 11 janari dhe ora e caktuar është 11:11. Një ritual ky në nder të numrit të fanelës së tij, 11 që e shoqëron atë prej rreth 4 dekadash në fushat e të gjithë botës.

Objektivi për 2026: Ajo që vite më parë dukej si një batutë(‘Dua të luaj deri 80 vjeç), sot merr një  formen e një objektivi ende të realizueshme. Në 2026, Miura do të festojë një arritje irreale; 40 vjet karrierë si futbollist profesionist. Sekreti i kësaj jetëgjatësie sportive që do ta shoë atë në fushë ehe në moshën 60 vjeçare është një ndërthurje perfekte mes gjenetikës së privilegjuar dhe një stili jetese si një murg. Aktualisht, Miura ka 910 ndeshje zyrtare të luajtura dhe 210 gola të shënuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB