Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit mori vendimet për ngjarjet e fundjavës së kaluar në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptarë.

Padyshim ajo që pati dhe jeonën më të madhe si ngjarja më e rëndë, ishte futja e tifozëve në fushë duke goditur lojtarët e Teutës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit. Kjo ka sjellë edhe zhvillimin me 8 ndeshje pa tifozë për ekipin vlonjat, një dënim që po sipas KDS do mbetet e pakonvertueshëm.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 22.12.2025

Flamurtari FC, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

Për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve, cenimit të sigurisë së lojtarëve dhe interesit publik të garës, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë nuk lejohet të konvertohet ne perputhje me nenin 75 te KDE

Zyrtari i KF Vora, Bazio Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Iliria, Adolf Selmani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Pogradeci U-19, Aldor Cekici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Pogradeci U-19, Igli Xhajollari, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Shkodra U-19, Klisman Kallajxhiu, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Rinia EL U-15, Enes Pelushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Shënkolli U-14, Mateo Meta, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB