Neymar ‘kthehet në ferr’, ylli brazilian i nënshtrohet operacionit në gju 22/12 21:36
Pas një zhurme të madhe dhe pas dështimit të planit Australi, sfida e Serisë A Milan-Como më në fund do të luhet në San Siro në datën më të parë të lirë.
Lajmi bëhet i ditur nga LaPresse e cila citoi burime futbollistike. Sfida mes kuqezinjve dhe Comos ishte programuar të luhej në Australi për shkak të stadiumit San Siro që do të presë ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të vitit të ardhshëm në Milano-Cortina.
Propozimi, siç u nënvizua edhe në komunikatën e përbashkët u miratua nga të gjitha autoritetet, por pretendimet e Konfederatës Aziatike të Futbollit në aspektin financiar ishin shumë të larta dhe me rrisqe për qeverinë e Australes Perëndimore dhe Lega Calcio.
Top Channel