Kosova zgjedh më të mirët në futboll, presidenti Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës
Thiago Silva vendosi të kthehet në Evropë. Ish mbrojtësi i Milanit, zgjodhi të nënshkruajë një kontratë 6 mujore, deri në qershor të 2026, por në këtë marrëveshje është përfshirë edhe një opsion për rinovimin deri në vitin 2027.
Ishte kjo një zgjedhje e fortë e mbrojtësit 41 vjecar që solli një reagim të fortë dhe të ashpër në Brazil teksa vërshuan kritikat shumë të ashpra që e detyruan atë të ndërhyjë dhe të sqarojë arsyet e tij për këtë lëvizje
‘Jam këtu për të sqaruar disa gjëra që janë thënë dhe kanë dalë jashtë konteksti nga disa mendje të sëmura, nga persona me qëllime të liga-shpjegonte Thiago Silva-jam këtu edhe për të thënë sa e dua Fluminensen, si unë ashtu edhe e gjithë familja Silva. Dua të falënderoj në mënyrë të vecante presidentin për impenjimin e tij dhe të gjithë ata që e bënë të mundur këtë. Do të mbajmë Fluminensen në zemrat tona përgjithmonë’
Përsa i përket zgjedhjes së tij, Thiago Silva shkon përtej fushës së lojës.
‘Kthimi im në Evropë, më afron me familjen-shtoi Thiago Silva-fëmijët e mi po përjetojnë momente të veçanta dhe më mungojnë. Do të doja të isha më pranë tyre; kam humbur shumë momente speciale…’
Top Channel