Kolumbiani hapi zemrën, duke folur për vështirësitë që kaloi në Itali kur luante për Interin dhe ëndrrën që po shndërrohej ngadalë në një makth.

Kolumbiani Freddy Guarin në një intervistë të fundit shokon me gjendjen e tij kur luante në Itali për Interin. Ai iu referua problemit që hasi me alkoolin, tre tentativa për vetëvrasje që bëri, por edhe faktit që iu desh të mos i shihte fëmijët e tij për të paktën katër vjet.

Si e jetuat atë periudhë?
“Trokita në portat e ferrit. Më duhej t’i prekja për t’u rilindur. Gjithmonë them se veset si alkooli kanë katër destinacione: braktisja, spitali, burgu, vdekja.”

Ju ku përfunduat?
“Arrita të tretin. Kisha ndërtuar një burg të brendshëm për veten time. Isha një hap larg të fundit, fundit të gjithçkaje.”

Freddy Guarin është i qetë. Ai është ulur në një qendër tregtare dhe po pi kafe. Ndodhet në Kolumbi, ku një vit më parë filloi një jetë të re. Në jetën e tij të mëparshme, ai kishte përjetuar vetminë, depresionin dhe alkoolizmin, madje duke u përballur me kërcënimin e vetëvrasjes. “Tani, me fondacionin tim, dua t’i ndihmoj të tjerët të shmangin të njëjtat gabime.” Le të shkojmë me radhë. Ai mbërriti në Itali në vitin 2012.  “Një ëndërr e bërë realitet. Interi është ende si një familje për mua.”

Dy imazhe. Shkëmbimi i dështuar midis teje dhe Vuçiniçit dhe goli në derbi.

“I pari ishte një moment i vështirë. Klubi më kishte informuar për ofertën e Juventusit. Doja të qëndroja, por Mazzarri donte Vuçiniç. Dhe tifozët menduan se unë isha ai që po nxisja largimin e tij. Goli kundër Milanit ishte i fundit i imi me fanellën Zikaltër, ishte i veçantë. Më emocionon ende.”

Kur filloi sëmundja e tij?

“Gjatë muajve të mi të fundit tek Interi. Fillova të pi. Por alkooli nuk ishte problemi i vërtetë.”

Na tregoni më shumë.

“Ndihesha keq për situatën time familjare. Po ndahesha nga ish-gruaja ime, jetoja në një shtëpi tjetër dhe isha larg fëmijëve të mi. Nuk mund ta pranoja. Alkooli ishte një përpjekje për t’u përballur me shqetësimin tim.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB