Aston Villa fluturon në Premier League angleze dhe ëndërron pozicionet e larta të klasifikimit. Në Villa Park skuadra e Unai Emery mposhti Manchester United me rezultatin 2-1 duke marrë 3 pikët e sfidës.

Në fillimin e ndeshjes, Aston Villa e spostoi lojën në gjysmëfushën e Djajve të Kuq, por me kalimin e kohës, Manchester United fitoi gjithnjë e më shumë besim e kurajo. Por në minutën e 45 Aston Villa gjeti golin e avantazhit 1-0 me Rogers pas asistit të McGinn.

Reagimi i Manchester United ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 48, Djajtë e Kuq barazuan rezultatin me Mateus Cunha dhe pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1. Edhe me rikthimin në fushë, skuadra e Amorim  kërkoi të kishte zotërimin e topit, por në minutën e 57 u ndëshkua sërish nga Aston Villa që shënoi sërish me Rogers që këtë radhë u gjet saktë nga Watkins. Në minutat e mbetura, Manchester United nuk pati reagimin e duhur dhe sfida u mbyll 2-1 për Aston Villën që shkon në kuotën e 36 pikëve, vetëm 3 pikë pas Arsenalit dhe 1 pas Manchester City, ndërsa United mbetet në kuotën e 26 pikëve me zonën Champions që i largohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB