Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Një mbrëmje për t’u harruar sa më shpejt për Nicola Lealin. Portieri i Genoa-s u bë protagonist negativ në sfidën ndaj Atalantës, duke u ndëshkuar me karton të kuq vetëm 3 minuta pas fillimit të ndeshjes, çka e la skuadrën e tij në inferioritet numerik për pothuajse gjithë takimin.
Megjithatë, përtej pasojave në fushë, Leali hyri në histori për arsye aspak të dëshirueshme, duke thyer dy rekorde të lidhura me kartonët e kuq për portierët në Serie A.
Së pari, ai u përjashtua nga loja pas 2 minutash dhe 44 sekondash, duke u bërë portieri i dytë që merr karton të kuq brenda tri minutave të para të një ndeshjeje të Serie A që nga sezoni 1994/95. Rekordi i mëparshëm qëndronte prej 31 vitesh dhe mbahej nga Luca Marchegiani, i cili u ndëshkua me të kuq me Lazion më 20 tetor 1996 në ndeshjen ndaj Cagliarit.
Rekordi i dytë ishte vendosur vetëm dy orë më parë. Portieri i Udineses, Maduka Okoye, ishte përjashtuar nga loja pas 8 minutash në përballjen me Fiorentinën, duke u bërë portieri me kartonin e kuq më të shpejtë të sezonit aktual. Me përjashtimin e Lealit, ky “rekord” u thye menjëherë.
Duhet theksuar se dy portierë të përjashtuar në të njëjtën javë të Serie A nuk përbëjnë një risi. Vetëm dy vite më parë, më 7 tetor 2023, Mike Maignan dhe Josep Martinez u ndëshkuan me karton të kuq në të njëjtën ndeshje, në përballjen dramatike Genoa–Milan, e zhvilluar po në stadiumin “Ferraris”, ashtu si edhe Genoa–Atalanta. Një episod që do të mbetet gjatë në statistika, por që Leali me siguri do të donte ta fshinte sa më shpejt nga kujtesa.
Top Channel