Kosova zgjedh më të mirët në futboll, presidenti Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës
Në javën e 16-të të Serie A, Fiorentina regjistroi fitoren e saj të parë në kampionat, duke mposhtur Udinesen me rezultatin 5-1 në një ndeshje ku episodi vendimtar ishte përjashtimi i Okoye që ndodhi në minutën e 7-të.
Ky moment i dha avantazh psikologjik vjollcëve, të cilët shfrytëzuan dobësitë e Udineses për të ndërtuar një fitore të thellë.
Në ‘Artemio Franchi’ fillimisht pati me tension dhe protesta nga tifozët, por loja e ekipit shndërroi nervozizmin në duartrokitje. Ndeshja u karakterizua nga një performancë e shkëlqyer e Gudmundsson dhe Fagioli-t, të cilët kontribuan me asistime dhe aksione vendimtare.
Sulmuesi Moise Kean shënoi dopietën e tij të parë për Fiorentinën në Serie A, duke vulosur fitoren e skuadrës dhe duke marrë pjesë aktivisht në rikthimin e besimit për ekipin pas një fillimi të vështirë sezonal. Golat e tij, së bashku me kontributin e shokëve të skuadrës, siguruan dominim të plotë ndaj një Udineseje të paqartë.
Fitorja 5-1 nuk ishte vetëm një fitore për shifrat, por edhe një mesazh i qartë se Fiorentina është gati të luftojë për pikët e nevojshme për të shpëtuar sezonin, pasi aktualisht mban vedin e fundit me vetëm 9 pikë.
Top Channel