Superkupa e Italisë, Italiano: Jemi të emocionuar, duam t’i bëjmë të gjithë krenarë
Juventus përfshihet sërish në zërat për një shitje të mundshme. Pas tentativës së Tether që u refuzua në mënyrë kategorike nga John Elkann, klubi torinez vihet në shënjestrën e pretendentëve të tjerë dhe këtë herë zërat të çojnë direkt në Lindjen e Mesme.
Sipas të përditshmes torineze ‘Tuttosport’, Arabia Saudite ka hedhur sytë nga Zonja e Vjetër dhe është gati të paraqesë një ofertë monstruose. Por gjithsesi, përgjigjja e ardhur nga Torino dhe John Elkann duket se do të jetë e njëjta me atë të dhënë ndaj Tether; një ‘jo’ e pastër.
Propozimi prej 2 miliardë eurosh. Juventus pësoi një rritje në bursë me 28% në 7 ditë duke kaluar nga 2.19 në 2.81 euro për aksion duke e çuar kapitalizimin e tregut në 1.17 miliardë euro. Dhe tani dolën këto zëra të orëve të fundit; disa emisarë sauditë i kanë bërë Exor një propopim për blerjen e Juventusit për një shifër pranë 2 miliardë euro. Kjo shifër nuk është e rastësishme; analistët e kanë konsideruar atë si një çmim bazë ankandi minimal edhe vetëm për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. Është kjo një ofertë që do të mund të tundonte të gjithë, por që në rastin e Juventusit u përball me rezistencën e forte të familjes Agnelli-Elkann.
Variable Tether dhe 2026. Pavarësisht vlerësimit faraonik, lamtumira nga Juventus nuk është në planet e Exor. Nëse propozimi arab do të formalizohet, ajo do të trajtohet njësoj si oferta e mëparshme e Tether; do të refuzohet në mënyrë kategorike. Mbetet të kuptohet se si do të evoluojnë raportet me partnerët aktualë e sidomos me Tether duke parë se kolosi i kriptovalutës nuk duket se e ka braktisur plotësisht ëndrrën bardhezi dhe kështu nuk përjashtohet një tjetër tentativë në vitin 2026
Top Channel