Portieri i Genoas merr karton të kuq pas 3 minutash lojë dhe thyen dy rekorde
Cristiano Ronaldo nuk nguroi ta lavdërojë Kylian Mbappe pas paraqitjes së jashtëzakonshme të francezit, i cili barazoi rekordin e tij historik për numrin më të madh të golave të shënuar në një vit kalendarik me fanellën e Real Madridit.
Mbappe hyri në përballjen e së shtunës ndaj Sevillas duke pasur nevojë vetëm për një gol për të arritur kuotën e 59 golave për Madridin gjatë vitit 2025, shifër kjo që përkon me rekordin absolut të Ronaldos dhe njëkohësisht numrin më të lartë të golave të shënuar nga një lojtar i vetëm në një vit në historinë e klubit.
Sulmuesi francez u detyrua të priste deri në minutën e 86-të për të realizuar golin vendimtar nga pika e bardhë e penalltisë. Menjëherë pas golit, Mbappe e shfaqi hapur emocionin e tij, duke festuar me gjestin e famshëm “siu” të Cristiano Ronaldos, gjest që u prit me entuziazëm nga tifozët në “Santiago Bernabeu”.
Pas ndeshjes, Mbappe ia dedikoi golin idhullit të tij, duke e theksuar edhe në rrjetet sociale, ku publikoi fotografi nga festa e golit së bashku me një imazh nga fëmijëria, kur kishte takuar Ronaldon për herë të parë. “Besoni në ëndrrat tuaja. Respekt i madh për Cristianon”. Nën këtë postim, vetë Cristiano Ronaldo reagoi duke e përgëzuar Mbappe, duke përdorur simbole që shprehnin duartrokitje dhe zjarr, si shenjë vlerësimi për arritjen e sulmuesit francez, i cili tashmë ka hyrë në histori të klubit madrilen.

Ndçërkohë në këtë fundjavë edhe Erlind Haaland ka thyer rekordin e Ronaldos për duke shkuar në 104 gola, një më shumë se portugezi sa i përket golave të shënuara në Premier League.
Top Channel