Fitorja me Romën në sfidën e javës së 16 të Serie A i dha 3 pikë me shumë peshë Juventus, por edhe i kushtoi Zonjës së Vjetër. Një ditë pas kësaj sfide, në Continassa u pa shqetësimi për gjendjen fizike të Daniele Rugani, Francisco Conceiçao dhe Weston McKennie të cilët pësuan dëmtime gjatë sfidës me verdhekuqtë.

Nëse për mbrojtësin verdikti është i hidhur, për portugezin dhe amerikanin vijnë lajme të mira pas kontrolleve të kryera në J Medical. Si Conceiçao ashtu edhe McKennie nuk patën dëmtime muskulare, por vetëm lodhje që do të menaxhohet përmes monitorimit të përditshëm, kështu që nuk do të ketë qëndrim për kohë të gjatë jashtë fushave të lojës, teksa ekziston mundësia që si Conceiçao ashtu edhe McKennie të jenë në dispozicion të Spallettit në ndeshjet e ardhshme edhe pse mbeten në dyshim për ndeshjen me Pisa.

Lajmi më i keq ka të bëjë me repartin e mbrojtjes. Testet të cilave iu nënshtrua Daniele Rugani folën për një dëmtim muskular serioz të mbrojtësit në këmbën e djathtë që do ta detyrojë futbollistin të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë që nuk është përcaktuar ende. Vetë Juventusi bëri të ditur se pas 10 ditësh do të kryhet një tjetër kontroll për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit të Ruganit, por mendohet se futbollisti mund të mungojë në fushën e lojës për rreth 6 javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB