Manchester City ka fituar me shifrat 3-0 përballë West Ham United në javën e 17-të të Premier League dhe dy prej golave të fitores u shënuan nga norvegjezi Erling Haaland.

Ai zhbllokoi takimin në minutën e 5-të ndërkohë që brenda pjesës së parë Reijnders shënoi golin e dytë për ekipin e Guardiolës.

Në pjesën e dytë Haaland kishte ruajtur edhe një gol, dhe në minutën e 69-të, me golin e dytë personal dhe të tretin e takimit, arrin një tjetër rekord personal.

Ky ishte goli I 104-t për të në Premier League ndërkohë që Cristiano Ronaldo ka shënuar vetëm 103. Një kufi të tillë golash norvegjezi e arrin në 122 ndeshje më pak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB