Klodjan Braho është kreu i ri i SPAK, i cili do të jetë pasuesi i Altin Dumanit.
Ai u zgjodh me 7 vota, ndërkohë Adnan Xholi mori 3 vota, 1 votë mori Elvin Gokaj ndërsa Doloreza Musabelli nuk mori asnjë votë.
Ja si votuan 11 anëtarët e KLP:
Sokol Stojani- Xholi
Moisi Duda- Braho
Olger Eminaj- Braho
Erind Mërkuri- Xholi
Mirela Bogdani- Braho
Vatë Staka-Xholi
Ledina Riza- Braho
Erind Gërmenji- Braho
Zeqir Hoda- Braho
Arta Mandro- Braho
Erion Fejzulla- Gokaj
Por kush është prokurori i posaçëm Braho?
Klodjan Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.
Ka pasur këto detyra:
14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Ndërkohë, sjellim në vëmendje se votimi në KLP për drejtuesin e ri të SPAK u bë ndryshe, ku anëtarët e KLP shkruan në fletë të bardhë, ku bashkë me emrin e anëtarit të KLP (votues) ishte dhe emri i prokurorit.
Top Channel