Seanca në GJKKO ndaj Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë, kryebashkiaku merr Plarent Ndrecën si avokat, debate në sallë

24/03/2026 14:57

Me debate është mbajtur seanca e themelit e gjyqit ndaj Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë këtë të martë në GJKKO.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se në seancën e dytë të themelit  nuk është prezent kryebashkiaku Veliaj, i cili ka depozituar një deklaratë ku thotë se dëshiron që të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, ish deputet i PS.

SPAK i ka kërkuar Gjykatës që avokati që ka zgjedhur Veliaj të përfaqësohet, nuk mund të ushtrojë këtë detyrë pasi është marrë në pyetje si person që ka dijeni për këtë dosje, por pas shqyrtimit të kërkesës Gjykata vendosi që Ndreca në këtë moment, nuk përbën problem që të mbrojë Veliaj.

Të pranishëm në këtë seancë janë dy prokurorët e SPAK, si dhe avokatja e caktuar nga shteti, Valentina Teodoresku.

Në gjykim nuk është paraqitur Ajola Xoxa por siç lexoi të dhënat gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ajo përfaqësohet nga avokati i saj Maks Haxhia.

Mungon e pandehura Kloditla Bushka tha gjykata, por ajo përfaqësohet nga avokati Henrik Ligori. Po ashtu Gentian Sula nuk është i pranishëm, por përfaqësohet nga avokati.

Top Channel