Përmbytje nga reshjet ekstreme në veriperëndim të SHBA, mijëra banorë evakuohen
Presidenti amerikan, Donald Trump prezantoi një skemë që mundëson sigurimin e vizës amerikane për periudhë afatgjatë për të pasurit që mund të paguajnë të paktën 1 milion dollarë.
Përmes postimeve në rrjete sociale, Trump tha se viza do t’iu mundësojë blerësve të saj “hyrjen direkte në rrugën për shtetësi, për të gjithë personat e kualifikuar e të verifikuar”.
Sa emocionuese! Kompanitë tona të mrekullueshme amerikane më në fund do ta mbajnë talentin e tyre të çmuar.
Për herë të parë, e ashtuquajtura “Karta e Artë Trump”, u prezantua më herët gjatë vitit dhe mund ta blejnë ata që dëshmojnë se do t’iu ofrojnë Shteteve të Bashkuara “përfitime domethënëse”.
Skema e re premton sigurimin e lejes së qëndrimit në SHBA në “kohë rekord” dhe kushton 1 milion dollarë për të vërtetuar se një individ do të kontribuojë shumë për SHBA-të, sipas faqes zyrtare të programit.
Bizneset që i sponsorojnë vizat për punëtorët e huaj duhet të paguajnë 2 milion dollarë, pa përfshirë tarifat shtesë. Një version tjetër i vizës që përfshin edhe kushte shumë të favorshme për taksa, u tha se do të jetë gati shumë shpejt, për 5 milion dollarë.
Tarifat shtesë qeveritare mund të ndryshojnë në varësi se kush aplikon, siç bënë të ditur autoritetet. Kur Trump e prezantoi planin për herë të parë, i krahasoi vizat me ato ekzistuese, në kuadër të programit të njohur si “Karta e gjelbër”, që emigrantëve me të ardhura të ndryshme, iu mundëson të jetojnë dhe punojnë përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara.
Zotëruesit e këtij lloji të lejes së qëndrimit mund të aplikojnë për shtetësi pas pesë vjetësh. Por, Trump ka thënë se programi i ri është specifik për profesionistë “të nivelit të lartë”.
“Ne duam njerëz që janë produktivë“./TAR
Top Channel