“Qetësia para stuhisë”, rriten dyshimet për sulme ndaj Iranit, Netanyahu pritet të flasë me Trump SPAK ka kryer sërish një goditje të fortë të grupeve kriminale. Këtë herë ka qenë fisi “Rraja” nën objektivën e Prokurorisë së Posacme që ka dalë me një njoftim zyrtar për aksionin e sotëm.
10 persona kanë rënë në pranga, mes të cilëve dhe djali i ish-deputetit Rraman Rraja, Rexhepi po ashtu dhe familjarët e tij, Gazmir dhe Përparim. Ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë.
Grupi është zbërthyer nga komunikimet ne SKY për trafikim lëndësh narkotike, ndërsa në studion e Top Story, gazetarja Dorjana Bezat dha detaje të tjera nga ky operacion.
“Ishte operacion i pritshëm, nga zbërthimi i përgjimeve nga Sky Ecc. Hetimi ka nisur që në janar të vitit 2024, janë nxjerrë kodet dhe janë lidhur me emrat. Ky grup kriminal, një pjesë e tyre kanë qenë përsëritës të kësaj vepre penale. Përdorin disa linja për trafikun, njëra për kokainë nga një port në Holandë, linja e dytë marijuanë, nisja nga Shqipërisë dhe në drejtim të Turqisë.
Në operacionin e sotëm u sekuestruan 11 celularë, por do të gjurmohen edhe asetet e kontrolluara nga ana e policisë. Është një hetim që pritet të nisë për secilin të arrestuar. Aparatë celularë do të çelin zinxhirë të tjerë hetimi. 1.7 tonë marijuanë shqiptare u dërgua në Gjermani dhe u kap aty. Gjermanët janë të interesuar si funksionon ku rrjet. Sefa mendohet organizatori dhe financieri i gjithë grupit, Rrajat janë po ashtu pjesë aktive këtij grupi”-tha ndër të tjera gazetarja Bezat.
Top Channel