Beteja vendimtare në Paris, kryeministri francez Lecornu përballë votimit që mund t’i trondisë qeverinë
Duke nisur nga 10 dhjetori Australia bëhet vendi i parë në botë që ndalon përdorimin e mediave sociale për personat nën 16 vjeç.
Vendi kthehet kështu në një laborator të vërtetë për të trajtuar më së miri ndikimin e teknologjisë tek të rinjtë, sipas ekspertëve.
Meta, kompania që zotëron tre platforma Instagram, Facebook dhe Threads, bëri të ditur se ka nisur dërgimin e njoftimeve me SMS, e-mail dhe mesazhe brenda aplikacionit për përdoruesit që ajo beson se janë 13 deri në 15 vjeç.
Çaktivizimi i llogarive ka nisur që më 4 dhjetor, Masa prek edhe platforma të tjera, përfshirë TikTok-un, YouTube-in, X dhe Reddit-in.
Kryeministri Anthony Albanese e cilësoi ndalimin si “të një niveli botëror”, me synimin për t’i “lënë fëmijët të jenë fëmijë”.
Studimet studimet gjithnjë e në rritje që sugjerojnë se koha e tepërt në internet ndikon negativisht në mirëqenien e adoleshentëve.
Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vitin e kaluar zbuloi se 11 përqind e adoleshentëve kishin vështirësi në kontrollin e përdorimit të mediave sociale.
Hulumtime të tjera kanë treguar një lidhje midis përdorimit të tepërt të mediave sociale dhe gjumit të dobët, imazhit të trupit, performancës në shkollë dhe shqetësimit emocional, siç është një studim i vitit 2019 i nxënësve të shkollës në SHBA në JAMA Psychiatry që zbuloi se ata që kalonin mbi tre orë në ditë në mediat sociale mund të ishin në rrezik të shtuar për probleme të shëndetit mendor.
Top Channel