Situata te Liverpool po bëhet gjithnjë e më e ndezur. Raportet mes Mohamed Salah dhe trajnerit Arne Slot konsiderihen shumë të komplikuara duke hedhur hije të rënda mbi të ardhmen e egjiptianit në Anfield.

Pavarësisht dashurisë që ka për klubin, futbollisti nuk është i kënaqur me zgjedhjet teknike të trajnerit që shpesh e ka lënë në stol. Një skenar që të bën të mbash sytë hapur, teksa nuk përjashtohet mundësia që Salah të largohet në merkaton e janarit.

Pretendentët: Arabia, SHBA dhe surpriza Turqi

Nëse Salah do të vendosë të largohet nga Liverpooli gjatë këtij sezoni sipas zërave të merkatos, opsionet për të nuk do të mungojnë. Klube nga Arabia Saudite dhe Major League Soccer kanë shfaqur interesin e tyre, por edhe në Turqi po e monitorojnë me vëmendje situatën dhe mund të bëhet ndonjë tentativë konkrete. Për momentin, Salah ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por duket se e ka nisur një reflektim të thellë për të ardhmen e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta